Tronditet bota e futbollit, vdes futbollisti i kombëtares së Egjiptit
Tronditet bota e futbollit në Egjipt për vdekjen e Ahmed Refaat.
Anësori sulmues i Modern Sport Future FC dhe kombëtares egjiptiane ka vdekur në moshën 31-vjeçare, njofton faqja zyrtare e klubit.
Shkaqet e vdekjes nuk u bënë të ditura, por më 11 mars, Refaat pati një atak kardiak në fushë teksa luante kundër Al Ittihad të Aleksandrisë, duke qëndruar në koma për 9 ditë.
Ai ishte pajisur me një stimulues kardiak, pas rikuperimit të tij, i cili dukej se jepte shpresë për më të mirën deri në lajmin tragjik të orëve të fundit.