Premiot e UEFA-s, Gjasula i ka dhënë 200.000 mijë euro Darmshtadit
Mediet gjermane kanë bërë me dije se skuadra e Darmshtadit, falë Shqipërisë, ka mundur që të arkëtojë plot 200.000 mijë euro.
Bëhet fjalë për bonuset e parashikuara nga UEFA për klubet, të cilët kanë “kontribuar” në Euro 2024 me lojtarët e tyre.
Darmshtad ka përfituar plot 200.000 mijë për paraqitjen e Klaus Gjasulës, i cili ishte autor i një goli dhe i një autogoli në “Gjermani 2024”.
Në Gjermani klubi, i cili ka arkëtuar më shumë nga bonuset e UEFA-s, është Bajerni i Mynihut. Deri më tani rekordmenët e Gjermanisë kanë arkëtuar 3.1 milionë euro falë dhjetë lojtarëve, të cilët janë grumbulluar me Kombëtaret respektive.