Çitaku: Kam jetuar 7-vite në ShBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë

Çitaku: Kam jetuar 7-vite në ShBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka uruar popullin amerikan për 248-vjetorin e pavarësisë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se mirësinë e popullit amerikanë e ndjenë edhe nipat e saj.

“Amerika nuk është vetëm e madhe. E fuqishme. E pasur. Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur, të varfër, të pushtetshëm ose jo. Kam jetuar 7 vite në SHBA dhe e kam ndjerë mirësinë e popullit amerikan çdo ditë”.

“E dje e ndjenë edhe nipat e mi. Derisa Arbëri e Dielli po drekonin me prindërit e tyre, vijnë në piceri edhe një grup oficerësh amerikan. Dielli e Arbëri, të fascionuar nga prania e tyre, i përshëndesin dhe i falenderojnë”.

“E një ushtarë nga Texasi, i cili është larg familjes së tij në mënyrë që ne të jemi të sigurtë, vendos ta falenderoj Arbërin e Diellin duke u vizatuar nga një karikaturë”, ka thënë Çitaku.

Share This