Mamardashvili: Gjeorgjia bëri një Evropian të madh, Spanja favorite
Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ për Gjeorgjinë përfundoi mbrëmë.
Gjeorgjia e cila për herë të parë në historinë e tyre kalojë fazën e grupeve, u mund nga Spanja (4-1), duke i dhënë fund aventurës në EURO 2024.
Portieri Giorgi Mamardashvilit, i cili tregojë performancë të lartë këtë Evropian, thotë se skuadra e tij duhet të jetë kënaqur me rezultat e arritur në këtë Evropian që po mbahet në tokën gjermane.
“Ne duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë në këtë Kampionat Evropian, sepse i dhamë Gjeorgjisë një turne të madh dhe çdo lojtar luajti me përkushtimin më të madh”, tha ai.
“Sigurisht, është e trishtueshme të humbësesh në 1/16, por duhet të jemi gjithashtu të lumtur, sepse deri vonë nuk e kishim imagjinuar se mund të arrinim deri në këtë pikë”, ka pohuar Mamardashvili.
‘Gardiani’ i Valnecias mendo se Spanja është skuadra favorit në EURO 2024.
“Spanja është favoritja e këtij turneu dhe mendoj se do ta fitojë”, theksuar Mamardashvili.