Gundogan: Nuk dorëzohemi, pavarësisht vështirësive

Gundogan: Nuk dorëzohemi, pavarësisht vështirësive

Përveç Zvicrës-Itali, sot është dita edhe për Gjermani-Danimarkë, në funksion të së cilës Gundogan foli për The Athletic.

“Elasticiteti që treguam në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës (Gjermania u rikthye për të barazuar 1-1 në limite) është pjesë e procesit tonë të rritjes: të mos dorëzohemi, pavarësisht vështirësive. Në një turne si ky është e nevojshme të përparojmë”.

“Ekip në ndërtim? Sa më shumë të luajmë, aq më mirë bëjmë. Në fund të fundit, ky ekip është krijuar gjatë muajve të fundit. Nuk është se kemi vite që luajmë me këtë ekip. Ne kemi bërë përparime të mëdha në një kohë kaq të shkurtër. Stafi stërvitor e përballoi shumë mirë situatën kur nisi këtë rrugëtim vitin e kaluar. Ata morën vendime të zgjuara që dhanë rezultat”.

Sondazhi i ARD-së për të pasur më shumë lojtarë të bardhë në ekipin kombëtar: “Rezultatet e atij sondazhi nuk më befasuan aq shumë. Nuk është vetëm një çështje e Gjermanisë. Ne kemi këtë lloj tendence në të gjithë botën tani. Për të thënë të vërtetën gjë nuk më krijoi ndonjë presion shtesë”.

“Koha para fillimit të turneut më dha ndjesinë se dikush, diku, po përpiqej të krijonte sërish disa ndarje. Kjo skuadër e Euro 2024 përfaqëson shumë mirë Gjermaninë, për mendimin tim”.

 

Share This