Tahiri: Programi legjislativ në kaos, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin

Tahiri: Programi legjislativ në kaos, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë.

“Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion. Pra edhe kësaj radhe, edhe këtë vit, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se për më shumë, nesër do shihni analizën e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit.

Share This