Euro 2024: Italia dhe Gjermania synojnë një vend në çerekfinale

Euro 2024: Italia dhe Gjermania synojnë një vend në çerekfinale

Europiani është futur në fazën më interesante. Do të nisin sot ndeshjet me eliminim direkt dhe në fushë zbresin dy superfuqi të kontinentit, Gjermania dhe Italia, dy nga skuadrat pretendente për fitimin e trofeut.

Zvicër-Itali është sfida e parë e 1/8-ve të finales së Euro 2024, që do të luhet në orën 18:00, ndërsa në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet takimi Gjermani-Danimarkë.

Italia ishte pjesë e grupit të ferrit dhe u kualifikua si skuadra e dytë pas Spanjës. Ndërsa Zvicra si skuadra e dytë në grupin e Gjermanisë.

Formacionet e mundshme:

Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.

Zvicër (3-4-2-1): Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Stergiou, Freuler, Xhaka, Aebischer; Ndoye, Rieder; Embolo.

Në mbrëmje në Dortmund vendasit e Gjermanisë do të përballen me Danimarkën në një sfidë që vlen një vend në çerekfinalet e Euro 2024. Presioni është mbi gjermanët që konsiderohen si një nga favoritët për fitimin e trofeut. Danimarka synon surprizën, duke tentuar fitoren e parë në këtë turne në sfidën e sotme (kaloi grupin me tre barazime).

Formacionet e mundshme:

Gjermani: Neuer; Kimmich, Rüdiger, Schlotterbeck, Mittelstädt; Andrich, Kroos; Musiala, Gündoğan, Wirtz; Havertz

Danimarkë: Schmeichel; Andersen, Vestergaard, Christensen; Kristiansen, Nørgaard, Eriksen, Højbjerg, Mæhle; Højlund, Wind.

Share This