Italia në letër nuk e diskuton Zvicrën
Në Berlin luhet edhe një ndeshje tjetër, përveç futbollit, nëse do ta quajmë kështu. E nëse do të bazohej te shuma e pagave që marrin futbollistët, nuk do të kishte fare konkurrencë mes Italisë dhe Zvicrës, pasi fitues do të ishin Axurrët në mënyrë absolute.
Sipas Transfermarkt vlera në treg e 26 lojtarëve për secilën skuadër, është Zvicra 281 milionë euro dhe Italia 705 milionë. Ndërsa statistikat në përballjet midis këtyre dy skuadrave janë: 29 fitore Italia, 24 barazime, 8 suksese Zvicra. Italia ka fituar katër Kupa Bote dhe dy Kampionate Evropiane, ndërsa Zvicra shkëlqen në sportin e skive.
Trajneri Luciano Spalletti, përpara se të merrte kombëtaren fitoi titullin me Napolin, ndërsa Murat Yakin vjen nga Seria B zvicerane.
Renditja e FIFA-s: Italia e 10-ta, Zvicra e 19-ta. Mesatarja e moshës te kombëtarja italiane është 26 vjeç e gjysmë, ndërsa te Zvicra 27 e shtatë muaj.
Pra në futboll nuk ka histori mes Italisë dhe Zvicrës. E megjithatë nga këto nuk do të ketë asnjë vlerë në sfidën e së shtunës.
As precedentët, që i përkasin të shkuarës, as pagat e larta të lojtarëve apo trofetë. Fusha do të bëjë diferencën. Gjithçka që është bërë në stërvitje do të tregohet në ndeshje.
Kush do të përballojë presionin e lartë, për 90 apo 120 minuta, për të finalizuar më pas te penalltitë.