Nuk realizohet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel
Edhe pse ishte planifikuar që të realizohet një takim i përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq me palën evropiane kjo gjë nuk ka ndodhur sot Bruksel.
U realizuan dy raunde të takimeve bilaterale me evroianet por jo një takim i perbashkët i liderëve.
Presidenti serb Vuçiq ka deklaruar se kryeministri Kurti ka refuzuar të mbahet takimi trepalësh.
“Kurti nuk ka dashur të më shohë. Unë jam kthyer në takim tre herë, më kanë përcjellë mesazhet e tij, kështu që jam përgjigjur. Ai person nuk dëshiron të më shoh. Ata thanë që nuk ishte gati për një takim me mua”, deklaroi Vuçiq pas përfundimit të raundit të dialogut.
Në Bruksel sot janë mbajtur dy runde të takimeve dypalëshe mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiq. /rtk/