Rama: “The Guardian” rrëfen të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë, thirrje britanikëve për ta eksploruar
Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një tjetër shkrim promovues Shqipërisë bashkë me një thirrje për turistët britanikë për të eksploruar bukuritë e vendit tonë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “The Guardian”, ku Shqipëria përshkruhet si një vend me parqe kombëtare të jashtëzakonshme dhe një mozaik të traditave të mikpritjes lokale.
Sipas “The Guardian”, Shqipëria është vendi që tregon se si nga turizmi ekoturistik i zonave të mbrojtura mund të përfitojnë vendasit ndërsa vizitorët fitojnë përvoja të paharrueshme.
“Kështu shkruan prestigjiozja britanike ‘The Guardian’ duke rrëfyer të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë si një thirrje për turistët britanikë që këtij vendi t’i eksplorojnë bukuritë e t’i rrokin shpirtin”, u shpreh Rama.
“The Guardian” nënvizon se vitet e fundit Shqipëria ka filluar të joshë adhuruesit e diellit në vendpushimet bregdetare duke përfshirë Sarandën, Himarën dhe Vlorën.
“Destinacioni ballkanik është një vend me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe rëndësi ekologjike, siç zbuloi vizita jonë”, shkruan prestigjiozja britanike.
“Itinerari i plotë përfshinte vizita në ujërat e kaltërta të liqenit të Komanit dhe lumit të qetë të Shalës, në veri të vendit, ideal për zhytje sublime. Gjithashtu, një shëtitje jo të detyrueshme në Mollë në ultësirën e Alpeve Shqiptare, në kryeqytetin Tiranë dhe në plazhin turistik të Vlorës”, shkruan ndër të tjera “The Guardian”.