Vdesin qindra pelegrinë në Mekë
Qindra pelegrinë kanë vdekur gjatë kryerjes së pelegrinazhit vjetor të Haxhit mysliman në Mekë mes temperaturave ekstreme deri në 49 gradë Celsius.
Rreth 165 indonezianë janë në mesin e të vdekurve, raportoi CNN, të paktën 41 jordanezë, 35 tunizianë dhe 11 iranianë kanë vdekur, sipas autoriteteve në secilin vend. Edhe 22 jordanezë të tjerë janë të zhdukur dhe 26 iranianë janë shtruar në spital, tha Gjysmëhëna e Kuqe iraniane të mërkurën, sipas agjencisë së lajmeve gjysmë-zyrtare të Iranit.
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi Arabia Saudite dhe Egjipti ende nuk kanë publikuar shifra zyrtare. Për më tepër, qeveritë janë në dijeni vetëm për pelegrinët që janë regjistruar dhe kanë udhëtuar në Mekë si pjesë e kuotës së vendit të tyre – ka më shumë vdekje në mesin e pelegrinëve të paregjistruar. Më shumë se 1.8 milionë njerëz po marrin pjesë në Haxhin e këtij viti, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, sipas Autoritetit të Përgjithshëm Saudit për Statistikat.
Ndërsa vdekjet midis pelegrinëve nuk janë të rralla, vitin e kaluar kishte më shumë se 200.
Zyrtarët e Haxhit u kanë kërkuar pelegrinëve që të mbajnë çadra dhe të qëndrojnë të hidratuar në kushtet e vështira, ndërsa ushtria saudite ka vendosur më shumë se 1600 personel me njësi mjekësore posaçërisht për goditjet e të nxehtit dhe 30 ekipe të reagimit të shpejtë. Po marrin pjesë 5000 vullnetarë të tjerë shëndetësorë dhe të ndihmës së parë.