Çitaku viziton Thaçin në Hagë, tregon çka biseduan

Çitaku viziton Thaçin në Hagë, tregon çka biseduan

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se në 25 vjetorin e çlirimit kanë folur për të kaluarën.

“Pamja, disponimi dhe humori i Presidentit ishte pikërisht ai që prisja të shihja. Në 25 vjetorin e çlirimit, flasim për të kaluarën, betejat e panumërta, që ai dhe shokët e tij i zhvilluan në përpjekjet për liri. Kujtojmë sakrificat e popullit tonë, gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe martirëve. Të qindra fëmijëve – ëndrrat e të cilëve u prenë në gjysmë nga një regjim gjenocidal. I tregova edhe për Leotrimin e vogël – i cili u përjetësua në bronz një ditë më parë në Skenderaj”, ka shkruar Çitaku.

Ajo thotë se Thaçi fliste me bindje për të ardhmen e ndritur të Kosovës.

“Biseda kthehet në të tashmen. Përkundër sfidave, Presidenti natyrisht, si gjithmonë, flet me bindje për të ardhmen e ndritur të Kosovës. Vizioni i tij mbetet i qartë. Besimi i tij në popullin tonë, i palëkundur. Pavarësisht hekurave, shpresa dhe aura e tij më mbushin frymëzim.”, u shpreh ajo.

Share This