Mbyllet pa fitues edhe ndeshja Danimarkë-Angli

Mbyllet pa fitues edhe ndeshja Danimarkë-Angli

Është mbyllur pa fitues ndeshja Danimarkë-Angli, e cila u zhvillua në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt. Kjo përballje e xhiros së dytë në Grupin C është mbyllur baras, 1:1.

Të dyja ekipet dhuruan spektakël gjatë pjesës së parë dhe shënuan nga një gol, por në të dytën asnjëra prej tyre nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Shifrat e ndeshjes i zhbllokoi Harry Kane, që shënoi në minutën e 18-të. Megjithatë, danezët u kundërpërgjigjen përmes Morten Hjulmand, në minutën e 34-t, me një eurogol nga një distancë e largët.

Share This