Protesta, Madridi mbush sheshet kundër Rubiales-it

Protesta, Madridi mbush sheshet kundër Rubiales-it

Çështja “Rubiales” ka marrë përmasa të konsiderueshme që prej momentit kur vetë protagonisti refuzoi që të jepte dorëheqjen pas gjestit skandaloz.

Numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit puthi në buzë njërën prej lojtarëve të Spanjës duke provokuar kështu zemërimin e një pjese të mirë të protagonisteve të botës të futbollit dhe jo vetëm.

Ditën e sotme në “Plaza Callao” të Madridit u organizua një prostestë në mbështetje të Jenni Hermoso-s.

Disa organizata, të cilat mbrojnë të drejtat e grave, kanë organizuar disa protesta dhe në ditët në vazhdim kanë paralajmëruar të tjera deri në momentin që Rubiales do të tërhiqet nga pozicioni i tij.

Share This