FC Prishtina 01 kalon në “Main Round” të Ligës së Kampionëve

FC Prishtina 01 kalon në “Main Round” të Ligës së Kampionëve

FC Prishtina 01 ka barazuar ndaj KSc Lubawa me rezultat 1-1 duke e ruajtur pozitën e parë në grup, për të kaluar në Main Round të Ligës së Kampionëve.

Pas dy fitoreve bindëse ndaj skuadrës islandeze, Isbjorninn (11-1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5-1), prishtinasi morën rezultat pozitiv edhe ndaj polakëve vendas të KSC Lubawa.

Drilon Maxharraj e shënoi golin në këtë ndeshje.

Pas këtij barazimi, Prishtina e mbyll Grupin D me 7 pikë, po aq sa KSC Lubawa, por me goldallim më të mirë, duke bërë që të jetë lider.

Komisioni i Futsallit të FFK uron FC Prishtina 01 për këtë suksese të klubit, por edhe futsallit kosovar në përgjithësi.

Share This