Xabi Alonso zbulon: Lojtarët përpiqen të më imitojnë

Xabi Alonso zbulon: Lojtarët përpiqen të më imitojnë

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, foli për SKY përpara finales së Europa League.

“Mendoj mbi të gjitha finalet, duket se fokusi i punës është i përqendruar në këtë, duke e përgatitur mirë ndeshjen, veçanërisht atë në Dublin kundër Atalantës. Kemi një javë shumë emocionuese të fundit të sezonit, jemi shumë të motivuar. Në realitet nuk flas shumë për përvojat e mia, përpiqem të nxjerr përfundimet e mia, pa treguar historitë e mia, ato janë gjëra të së shkuarës, rëndësi ka se çfarë duhet të bëjnë”.

Si e menaxhoni grupin e lojtarëve?

“Përpiqem t’u qëndroj pranë, gjatë stërvitjeve, ditë pas dite. Mundohem të jem pjesë e stërvitjes, që të mos ketë pasime të dobëta, por ashtu siç duhet të jenë në ndeshje. Nëse e bëj këtë, lojtarët përpiqen të më imitojnë”.

Më keq si lojtar se si trajner?

“Epo, si lojtar është më e vështirë ditën e ndeshjes, si trajner duhet të punosh gjatë gjithë kohës. Kur topi rrotullohet, ekziston mundësia e ndikimit dhe ndërhyrjes së kufizuar”.

Share This