Tuchel kusht për të qëndruar, Bayerni kthen përgjigje në fundjavë
Në fillim nisi me një peticion të bërë nga tifozët, më pas fjalën e morën liderët e fushës.
Thomas Tuchel ka nga ana e vet pjesë të rëndësishme të Bajernit. Mbështetja e tifozëve si dhe ajo e lojtarëve kryesorë të skuadrës kanë bërë që edhe dy skeptikët më të mëdhenj të punës së trajnerit të Mynih siç janë Karl-Hainc Rumenige dhe Uli Hënes të tërhiqen nga pozicioni i tyre fillestar.
Raportimet e orëve të fundit nga Gjermania flasin gjithmonë e më shumë për qëndrimin e trajnerit në Mynih. Mësohet se lojtarë si Nouer, Muuler, Kane dhe Musiala nuk i kanë fshehur shoqërisë konsideratën për Tuchelin.
Ky fakt së bashku me vështirësitë e drejtuesve për të gjetur një trajner të ri i kanë dhënë mundësi Thomas Tuchelit që të vendosi edhe një kusht për qëndrimin e tij në Munich.
Ditën e djeshme në zyrat qëndrore të klubit në Munich u vu re menaxheri i Thomas Tuchel, Olaf Mainking. Mësohet se Tuchel i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të qëndrojë në Munich me kusht që t’i ofrojnë kontratë deri në 2026-ën. Përgjigja përfundimtare pritet në fundjavë.