Modric në pikëpyetje, interes nga Arabia dhe MLS
Luka Modric mund të jetë duke përjetuar sezonin e tij të fundit me fanellën e Real Madridit.
Fituesi i Topit të Artë është pjesë e madrilenëve që prej vitit 2012, por pas 12 vitesh në Santiago Bernabeu, kroati ka gjasë të largohet në fund të këtij edicioni futbollistik.
Modric është një nga lojtarët më të paguar, por tashmë në moshën 38-vjecare duket si zgjedhja optimale që të dyja palët të ndahen me konsensus.
Sipas agjentit të tij, deri më tani nuk ka asgjë të qartë për të ardhmen e Modric, pasi nuk janë ulur ende të bisedojnë me drejtuesit e Realit.
Gjithçka pritet të zbardhet pas finales së Champions League më 1 qershor. Klubi merengues tashmë e ka fituar dhe titullin e 36-të kampionë në Spanjë dhe po pret finalen ndaj Dortmund për të siguruar dhe trofeun e 15-të të Champions League.
Nëse largohet nga Spanja, 38-vjecari ka shumë alternative për të zgjedhur në Major League Soçer ose në Saudi Pro League.
Kroati ka luajtur gjithsej 531 ndeshje me Realin e Madridit dhe ka shënuar 39 gola dhe ka dhuruar 86 asiste, ndërsa ka fituar edhe çdo trofe të mundshëm me fanellën e klubit galaktik.