Presidenti Ademi uron FC 2 Korrikun për rikthimin e titullit të kampionit në Superligën e juniorëve
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC 2 Korriku për titullin e kampionit në Superligën U19.
“Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin e trajnerëve si dhe futbollistët e rinj të 2 Korrikut për titullin e kampionit në Superligën e juniorëve. FC 2 Korriku në vazhdimësi është shquar si çerdhe talentesh dhe sukseset e tij vijnë si rezultat i punës dhe përkushtimit të madh të drejtuesve dhe trajnerëve të klubit. Urime rikthimi i titullit të kampionit pas 9 vjetësh!”, ka shkruar presidenti Ademi në “Facebook”.