Sassuolo mund Interin, Kumbulla titullar
Interi pësoi humbjen e dytë sezonale, teksa u mund 1-0 nga Sassuolo.
Vendasit nga Reggio Emilia kaluan në epërsi në minutën e 20-të, me anë të Lauriente.
Zikaltërit u përpiqën që të reagojnë dhe ia dolën të barazojnë me Martinez, por goli u anulua pasi u konsiderua offside.
Me këtë rezultat, Sassuolo merr 3 pikë jetike për mbijetesën, teksa deri më tani ka grumbulluar 29 pikë dhe gjendet në vendin e parafundit.
Titullar për këtë sfidë, ishte edhe Marash Kumbulla. Serie A luan nesër takime mjaft interesante, ku në fushë zbret Milan dhe Juven.