Pavard nuk stërvitet me Bayernin, tifozët zikaltër gati ta presin në aeroport
Benjamin Pavard nuk është stërvitur me Bayernn e Mynihut paraditen e sotme.
Zyrtarisht bavarezët kanë raportuar se bëhet fjalë për një problem të vogël fizik, megjithatë mediat italiane janë të bindura se gjithçka lidhet me transferimin te Interi.
Francezi pritet të udhëtojë drejt Milanos në mbrëmje, në mënyrë që të kryejë testet mjekësore me zikaltrit të enjten dhe më pas të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi për t’u përgatitur për transfertën sarde ndaj Cagliarit, e planifikuar për mbrëmjen e të hënës.
Interi dhe Bayerni i Mynihut kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Pavard për shifrën e 30 milionë eurove, plus dy bonus, ndërsa 27-vjeçari francez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë 4 mln euro në sezon me zikaltrit.