Barcelona i jep leksion Atleticos, ‘kërcënon’ Realin
Barcelona ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Atletico Madridi, në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.
Katalunasit ishin fantastik në kryederbin e xhiros, duke triumfuar me rezultat 0:3.
Barcelona tentoi nga minuta e parë, duke pasur një mundësi të mirë shënimi me Fermin Lopez, por që Jan Oblak bëri një super pritje që t’ia mohojë golin.
Sidoqoftë, ishte Joao Felix që i shënoi gol ish klubit pas një asistimi të Robert Lewandowskit (38’).
Barcelona pastaj mbeti pa trajnerin Xavi Hernandez që mori dy kartonë të verdhë, shkaku që hyri në fushë si pasojë e disa vendimeve të gjyqtarit kryesor.
Megjithatë, Barcelona vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke dyfishuar menjëherë epërsinë me Lewandowskin që realizoi një superogl pas asistimit të Raphinhas (47’).
Kurse, fitoren e vulosi Lopez me një gol të bukur me kokë pas një tjetër asistimi të polakut (65’).
Barcelona tani renditet në pozitën e dytë në tabelë me 64 pikë, tetë më pak se lideri Real Madrid derisa Atletico zë pozitën e pestë me 55 sosh.