Tomori: Dua sa më shumë trofe me Milan-in, kemi një ekip të aftë për të fituar sërish titullin
Fikayo Tomori ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit të Milan-it, ku ka folur në veçanti për objektivat e tij dhe të ekipit.
Sipas mbrojtësit të “kuqezinjve”, Milan ka sërish një ekip të aftë për të fituar titullin siç bëri në sezonin 2021-2022, teksa më tej shtoi se dëshiron që të fitojë sa më shumë trofe me këtë ekip.
“Ne e dimë historinë e klubit dhe kemi shkruar një faqe të parë me titullin e Serie A që fituam në 2022-shin dhe tani kemi një ekip të aftë për të fituar sërish. Duhet të përmirësohem, jo vetëm për veten time, por edhe për ekipin. Dua të fitoj sa më shumë trofe duke luajtur për Milan-in”, u shpreh Tomori.