Amorim dhe Nagelsmann mes kandidatëve për stolin e Liverpoolit

Amorim dhe Nagelsmann mes kandidatëve për stolin e Liverpoolit

Jurgen Klopp ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i Liverpoolit në përfundim të këtij sezoni.

Klubi anglez ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e gjermanit dhe emri më i preferuar është ai i Xabi Alonsos, që aktualisht po bën një punë shumë të mirë në krye të Leverkusenit në Bundesligë.

Spanjolli është i pari në listën e preferencave, por drejtuesit e Livepulit po studiojnë edhe disa profile të tjera, mes të cilëve spikasin ato të Ruben Amorim dhe Julian Nagelsmann.

Portugezi po bën një punë shumë të mirë në krye të Sportingut të Lisbonës, ndërsa Julian Nagelsmann nuk ka nevojë për prezantime, pasi aktualisht drejton kombëtaren e Gjermanisë.

Gjithsesi mediat britanike theksojnë se të dy trajnerët janë alternative të Xabi Alonsos.

Share This