Dybala: Dua të jap maksimumin për fanellën e Romës
Sulmuesi argjentinas i Romës, Paulo Dybala, ka thënë se dëshira e skuadrës së tij është të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Ish-ylli i Juventusit, thotë se do të vazhdojë të jap më të mirë për fanellën e ‘romakëve”.
“Dua të jap maksimumin për këtë skuadër dhe këta tifozë që më kanë pritur në mënyrë të pa besueshme. Duam të hymë në Ligën e Kampioneve”, ka thënë Dybala.
Ai thotë se ardhmja e tij është tek Roma e Daniele De Rossit. Dybala prej kohësh po monitorohet nga disa klube tjera evropiane, por lojtari është i bindur se e ardhmja e tij, do të jetë në kryeqytetin italian.
“Të ardhmen time e shoh te Roma”, ka theksuar Dybala.