De Zerbi i “shkel syrin” gjigantëve të Serisë A: Është një ekip special për mua

De Zerbi i “shkel syrin” gjigantëve të Serisë A: Është një ekip special për mua

Roberto De Zerbi vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve kryesore europiane. Emri i tij është lidhur me shumë klube të rëndësishme të Premier, La Liga dhe Serisë A në muajt e fundit.

“E di se ka disa klube të mëdha që më duan, jam krenar për këtë – ka thënë trajneri. – Megjithatë, tani jam i përqendruar te Brighton-i, dua të jap maksimumin dhe t’i dhuroj gëzime klubit”.

“Më pas, nuk do të ketë probleme për të punuar te një skuadër e madhe në karrierën time, për të pasur mudnësinë të fitoj Premier, Serinë A ose Bundesliga-n. Por nuk ka një moment specifik për t’u larguar”.

Me pak fjalë, De Zerbi nuk nxiton, por mes opsioneve që mund t’i paraqiten duket se Seria A është ajo që do t’i pëlqente më shumë.

“E dua Italianë dhe futbollin italian. Një nga objektivat e mi është të kthehem të punoj në Itali, por nuk e di se kur do të ndodhë. Jam mirë në Premier League dhe te Brighton, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse t’i falënderoj. Problemi nuk është se ku punon, por si punon”.

Megjithatë, disa lidhje janë më të forta se të tjerat.

“Milan-i? Nuk është një klub normal për mua, jam rritur në atë klub. Do t’i jem mirënjohës gjithë jetën time atij klubi”, ka saktësuar De Zerbi duke folur për një përballje të mundshme me kuqezinjtë në Europa League.

Deklarata që konfirmojnë lidhjen e trajnerit italian me klubin kuqezi, por që për momentin duket se nuk pengojnë zërat që flasin për një kalim të De Zerbi-t në drejtim të Barçës në fund të sezonit, raporton telesporti.

Një transferim që në Spanjë e japin për të sigurt. E vetmja pengesë që duhet zgjidhur është klauzola e lirimit prej 10 milionë eurosh me Brighton-in, që përfaqësuesit e trajnerit duket se po kërkojnë ta ulin për të lehtësuar operacionin.

 

 

Share This