Ngonge: Emocion i pabesueshëm të shënosh gol në ‘Diego Maradona’

Ngonge: Emocion i pabesueshëm të shënosh gol në ‘Diego Maradona’

Cyril Ngonge është shprehur i ngazëllyer me golin e shënuar dhe fitoren e Napolit ndaj Veronas.

Kampionët në fuqi të Italisë, mundën Veronan me përmbysje (2-1), të dielën në kuadër të elitës së futbollit italian.

Ngonge, i cili shënoi golin e parë për “Napolitanët” tha se vështirë të përshkruash golin e shënuar. Ai thotë se të shënosh gol në “Diego Maradona” është emocion i pabesueshëm.

“Është e vështirë të përshkruash golin dhe është emocionin i pabesueshme. Në këtë stadium është një emocion shumë i bukur”, tha ai.

“Të gjithë së bashkua donim të fitonim, bëmë një lojë të mirë por ky gol me mungonte”, ka theksuar Ngonge.

Pas kësaj fitore, Napoli ka 35 pikë në pozitën e shtatë.

Share This