Lyoni fiton klasiken ndaj Marseille, i largohet zonës së ftohtë

Lyoni fiton klasiken ndaj Marseille, i largohet zonës së ftohtë

Lyoni zgjohet në klasiken e futbollit francez përballë Marseilles.

Skuadra e drejtuar nga Pierre Sage triumfoi me rezultat minimal përballë Marseille, duke iu larguar zonës së ftohtë.

Goli që vendosi sfidën u shënua nga sulmuesi veteran, Alexandre Lacazette, që edhe pse i rrëzuar pranë zonës së portierit, arriti ta shtynte topin drejt rrjetës.

Autori i golit, Lacazette, pati dy mundësi të arta në fundin e pjesës së parë për të realizuar golin e dytë, të cilat nuk I shfrytëzoi, ndërsa në minutën e 80-të Aubameyang humbi mundësinë për të barazuar.

Përfundimisht 1-0 në Stadiumin Olimpik të Lyonit, ku festa ishte për vendësit, ndërsa Marseille mbetet në vendin e tetë, me 29 pikë,  jashtë zonës europiane.

Share This