Neuer: Kloppi është perfekt për Bayernin

Neuer: Kloppi është perfekt për Bayernin

Manuel Neuer gëzon reputacion të gjerë te tifozët e Bayernit dhe fjala e tij ka mjaft ndikim.

Së fundmi, skuadra kampione e Gjermanisë ka shfrytëzuar disa çaste me tifozët, teksa janë dhënë edhe prononcime të ndryshme.

Pas deklaratave befasuese të trajnerit Thomas Tuchel, i cili foli me superlativa për të punuar në Spanjë, duke e ngritur futbollin e iberikëve në majë, ndërkohë mban pozitën e timonierit të bavarezëve, duke hedhur edhe dyshimet e para të zhvendosjes në fund të sezonit, gardiani Neuer për ironi të fatit e ka prekur çështjen e “trajnerit” në ekip, me protagonist Jurgen Klopp.

“Unë besoj se Jurgen Klopp është padyshim kandidat i mundshëm për të punuar në ekipin tonë në një fazë pak më të vonshme. Trajneri i njohur, shumë i mirë taktikisht, përpos faktit që gëzon respekt nga e gjitha bota e futbollit. Gjithsesi, duhet të kuptojmë edhe dëshirën e 56-vjeçarit. Nëse është i gatshëm të vazhdojë aventurën profesionale pas detyrës në Liverpool, apo do të marrë kohë të mjaftueshme për të pushuar. Mund ta imagjinoj Jurgenin edhe në krye të përfaqësues gjermane. Qëndrojnë shumë skenarë”, tha Neuer.

Share This