“Ikona” e Inter elozhe për “Zikaltërit”: Merita e skuadrës është afrimi i këtyre lojtarëve

“Ikona” e Inter elozhe për “Zikaltërit”: Merita e skuadrës është afrimi i këtyre lojtarëve

Është padyshim nga ata lojtarë, që konsiderohen “legjenda” të një klubi.

Ish-anësori “emblemë” i “Zikaltërve” të Inter dhe ish-fituesi i Kupës së Botës, me Kombëtaren e Italisë, në vitin 1982, Giuseppe Bergomi ka komentuar së fundmi garën e “ethshme” për titullin kampion të Serie A, mes “Zikaltërve” të Inter e “Bardhezinjve” të Juventus.

Në kuadrin e komentatorit, në “Sky Sports”, anësori “legjendar” i krahut të djathtë të fushës, tashmë 62-vjeçar është shprehur se “Zonjën e Vjetër” e favorizon kalendari, duke marrë parasysh edhe faktin, që “Zikaltërit” kanë ndeshje në UEFA Champions League e më tej nuk munguan as elozhet për skuadrën e tij të zemrës, me të cilin luajti gjithë karrierën, duke zhvilluar plot 754 përballje e fituar 6 trofe.

“Juventus ka një kalendar më të thjeshtë në letër, ai i Inter është shumë i vështirë dhe ka edhe Champions League. “Zikaltërit” do të duhet t’ia dalin duke i përfshirë të gjithë në formacion, nuk mund të luash të gjitha këto ndeshje me dy sulmues dhe tre mesfushorë.

Inter është skuadra më e vjetër në Serinë A, e cila çdo vit humbet pjesë të rëndësishme dhe aktivizon lojtarë që rezultojnë të jenë shumë të mirë. Aftësia e Interit është e afrimi i emrave të tillë si: Sommer, Mkhitaryan, Acerbi dhe Darmian me një minimum shpenzimesh. Unë vazhdoj të them se nuk e ka skuadrën më të fortë, por është më e mira për të bashkuar lojtarët dhe për t’i bërë ata të performojnë në nivelin më të lartë. Interi ka mentalitet të fortë dhe po luan shumë mirë”, u shpreh “ikona” e “Zikaltërve”.

Share This