
Kuqezi dhe me emblemën e UÇK-së, “Liria ka Emër” i jep “NewBorn”-it pamje të re për 28 Nëntor
Monumenti “NewBorn”, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, do të marrë një pamje të re për 28 Nëntor.
Platforma “Liria ka Emër” po e “mbështjell” monumentin me ngjyrat kuqezi dhe me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë një simbolikë të veçantë kësaj feste.
Kjo ndërhyrje po bëhet edhe në shenjë proteste ndaj padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Përmes kësaj pamjeje, “NewBorn” do të përcjellë mesazhin e kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri, në këtë datë të rëndësishme historike për shqiptarët.

