Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Rrahmani ka deklaruar se vlera e xhipave me të cilët vozitet Kurti kalon 500 mijë euro.
“Janë bërë gjashtë vite në pushtet. Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro. Po mendojnë që krejt populli është duke jetuar në mënyrën imagjinare të Albin Kurtit. Kanë harruar se si jetojnë qytetarët”, ka deklaruar Rrahmani në T7.


