
Kërkesa e Kosovës për statusin e kandidatit, Kurti shpreson që Këshilli në dhjetor t’i kërkojë opinion Komisionit Evropian
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çështja e marrjes së statusit të vendit kandidat për Kosovën tashmë është çështje urgjence.
Në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel që po mbahet sot, Kurti ka thënë se pret që aty të shkëmbehen ide e opinione për rrugën përpara.
Kurti ka shprehur pritje që në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në dhjetor, t’i shtrohet pyetja Komisionit Evropian për opinion për kërkesën e Kosovës për pranim në BE.
“Nuk e kërkojmë si favor, por si diçka që e kemi merituar me transformimin e madh shoqëror e sundimin e ligjit”, ka deklaruar Kurti, raporton Express.
“Serbia duhet ta arrestojë dhe dorëzojë Milan Radojiçiqin’, ka deklaruar Kurti.

