
Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë
Era e fortë që ka përfshirë Prishtinën ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.
Në lagjen Ulpiana D6, afër shkollës fillore “Hasan Prishtina”, ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese.
Dëme nga era janë raportuar edhe në lagjen Mati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me situatën. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, raporton rtk.

