Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Emin Ajvazi: Për 10 vite nuk ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja

Ish trajneri i mirënjohur, Emin Ajvazi, ka fjalë miradije për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ajvazi në profilin e tij në facebook, ka lavdëruar edhe kombëtaren e Kosovës.

“Për 10 vite s’ka shtet në rruzullin tokësor që ka përparuar më shumë se FFK-ja jonë. Jemi ekip që përballemi si të barabartë me shtetet më të forta në botë.

Loja e futbollit gjithmonë i ka tri rezultate: fitoren, barazimin dhe humbjen.

Kritikojnë disa që lidhje me futbollin nuk kanë. Ju kam thënë edhe njëherë: futbolli nuk është shkencë.

Si në matematikë, 1+1 bëjnë 2, kurse futbolli është gjëja më e paparashikueshme në botë.

Jam person që krejt jetën ia kam kushtuar futbollit. Ata që merren me sport më njohin dhe e dinë kontributin tim në futboll, si dhe aftësitë e mia.

Po më vjen keq që po e them, por për mua, në futboll nuk ka fshehtësi.

Unë, si trajner që i kam udhëhequr 7 klube në Superligë, mendoj që e njoh futbollin dhe jam shumë i kënaqur me arritjet e FFK-së, bordit dhe presidentit Agim Ademi për këto arritje.

Ju përgëzoj, president, sinqerisht për këto arritje”, ka shkruan Ajvazi në profilin e tij në facebook.

 

Share This