
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç
Djali i presidentit amerikan, Eric Trump ka dalë me një reagim në “X” lidhur me zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe humbja e partisë në pushtet të Aleksandar Vuçiç. Ai shkruan se Lëvizja e studentëve i dha fund pushtetit 14-vjeçar të Vuçiç.
“Lëvizja e udhëhequr nga studentët në Serbi shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të dielën, duke i dhënë fund 14 viteve në pushtet për partinë populiste të krahut të djathtë të Aleksandar Vuçiç”, shkruan Eric Trump, transmeton euronews.
Sipas të dhënave paraprake, “Lista e Studentëve” fitoi midis 135 dhe 140 vende në parlamentin me 250 vende, ndërsa Partia Progresive Serbe (SNS) e krahut të djathtë e Vuçiçit fitoi 105 vende.
Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pas gati dy vitesh protestash studentore kundër korrupsionit. Protestat u nxitën nga tragjedia e vitit 2024 në Novi Sad, ku 16 persona vdiqën kur një tendë u shemb në stacionin e trenit.

