
63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës, Ibishi: S`ka vend për panik
63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma, pas një defekti në furnizimin me energji elektrike.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punëtorët e ndërrimit të dytë.
Sipas tij, minatorët kanë mbetur të ngujuar në tunelin e parë të minierës, ndërsa ekipet përkatëse janë duke punuar për nxjerrjen e tyre.
“Për shkak të një defekti me energjinë elektrike, rreth 60-63 minatorë të ndërrimit të dytë kanë mbetur të ngujuar”, ka thënë Januzi, raporton rtk.

