
“Gazi lotsjellës s’na tremb”, protestuesit paralajmërojnë: Ky është vetëm fillimi
Anipse situata është përshkallëzuar para Kuvendit të Kosovës, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen dhe do vazhdojnë të qëndrojnë në shesh për të kërkuar votimin e Projektligjit për Specialen.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, protestuesit kanë paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i protestës, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk frikësohemi edhe nëse policia gjuan me gaz lotsjellës. Ata kanë potencuar se ky është vetëm fillimi i protestës, dhe se hedhja e gazit lotsjellës nuk i tremb”, u shpreh Berisha.

