
Trump: 5 mijë $ për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Donald Trump ka deklaruar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara mund të përfitojë 5,000 dollarë, nëse republikanët arrijnë të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Sipas Trump, pagesa do të financohej nga të ardhurat e krijuara përmes politikave të tij ekonomike. Ai e ka paraqitur këtë si një përfitim të mundshëm për qytetarët në rast të fitores së republikanëve në zgjedhje.
Në të njëjtën kohë, Trump ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike në rast se demokratët marrin shumicën në Kongres. Sipas tij, një skenar i tillë mund ta çojë ekonominë amerikane drejt një krize të krahasueshme me atë të vitit 1929, shkruan euronews.al.

