
Kombëtarja e Kosovës më e vlefshme se ajo e Izraelit: Kush prin te “Dardanët”?
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj asaj të Izraelit.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve, në Ligën B.
Pasi Izraeli tash e një kohë nuk i luan ndeshjet si vendas në vendin e tij, ato i zhvillon zakonisht në Debrecen të Hungarisë, në stadiumin “Nagyerdei”.
Izraeli ka zero pikë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve sivjet, derisa Kosova ka tri pikë – pasi e mposhti Irlandën dhe humbi nga Austria.
Mirëpo, ndonëse është dy pozita më poshtë, vlera e kombëtares dardane është më e madhe se e asaj izraelite.
Sipas “Transfermarkt”, Kosova vlen 146.05 milionë euro saktësisht, kundrejt vlerës prej 110.83 milionë euro të Izraelit.
Tre lojtarët më të vlefshëm të Kosovës janë treshja e Hoffenheimit, të cilës i prin Fisnik Asllani me 35 milionë euro, e pastaj vijnë Leon Avdullahu me 30 milionë euro e më pas Albian Hajdari me 25 milionë euro.
Edon Zhegrova e ka vlerën 10 milionë euro, derisa portieri Arijanet Muric 7.5 milionë.
Vedat Muriqi e ka vlerën prej 7 milionë eurosh, gjersa poshtë tij janë Veldin Hoxha e Dion Gallapeni me nga 4 milionë.
Milot Rashica e Mërgim Vojvoda vlejnë nga 2.5 milionë euro secili, me Erblin Osmanin, Lumbardh Dellovën e Lindon Emërllahun që kanë vlerë prej 2 milionë eurove.
Me vlera milionëshe janë edhe Amir Saipi, Baton Zabërgja, Donat Rrudhani, Leard Sadriu, Muharrem Jashari, Ermal Krasniqi, Dion Kaçuri e Ilir Krasniqi.
Poshtë milionshit gjenden Vesel Demaku, Milot Avdyli, Ron Raçi e Visar Bekaj.
Tek Izraeli, lojtari më i vlefshëm momentalisht është Anan Khalaili i Crystal Palacet.
Ndeshja Izrael – Kosovë do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:45, shkruan Express.
Në ndeshjet e fundit të këtij grumbullimi shtator/tetorit, Kosova do të luajë më Austrinë si vendase, derisa Izraeli i shkon Irlandës.

