‘Termet’ në Itali, jep dorëheqje Roberto Mancini
“Rrufe në qiell të hapur”. Roberto Mancini është dorëhequr nga pozicioni i trajnerit të kombëtares së Italisë, ndërsa gjithçka e ka lajmëruar Federata italiane e Futbollit nëpërmjet një njoftimi të shkurtër zyrtar.
“Federata italiane e Futbollit njofton se ka marrë aktin e dorëheqjes të Roberto Mancinit nga detyra e trajnerit të kombëtares axurre, të cilët e ka paraqitur në mbrëmjen e së shtunës”.
Mbyllet kështu një faqe e rëndësishme e historisë së të kaltërve me Mancinin, që ka nisur në maj 2018 dhe është mbyllur me finalet e Ligës së Kombeve 2023, atje ku Italia zuri për herë të dytë vendin e tretë pasi fitoi me Holandën, 3-2.
Në këtë periudhë, arritja më e madhe për Mancinin është titulli Kampion Evrope më 2020-ën, që është arritur nga një gol në të cilin të gjithë individët kanë ditur të bëjnë skuadrën.
Duke marrë parasysh impenjimet e afërta të Italisë, kjo për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024, ndërsa më 9 shtator do të jetë në transfertën e Shkupit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe më 12 shtator do të presë Ukrainën, atëherë Federata italiane e Futbollit do të komunikojë shumë shpejt emrin e trajnerit të ri.