
Djali i Thaçit, i Veselit e ai i Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e vrasjes së tij
Djali i Thaçit, i Veselit e ai i Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e vrasjes së tij
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, djali i Kadri Veseli, Klestori dhe djali i Jakup Krasniqi, Altini, së bashku me familjarë të tjerë, kanë vizituar familjen Bunjaku sot në trevjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist të Banjkës.
Tre djemtë e ish-krerëve të UÇK’së u priten nga familjarët e Bunjakut që mbanin bluza të veshura me mbishkrimin “Liria ka Emër”.
Familja Bunjaku sot hapi dyert për pritjen e mysafirëve që shkuan atje për shënimin e trevjetorit të rënies së Afrim Bunjakut.
Homazhe pranë varrit të tij u panë duke bërë edhe diplomatë të huaj në vend. /GE/

