Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Dirk Schuebel, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë.

Schuebel ka bërë homazhe në nderim të Bunjakut, i cili u vra gjatë përleshjes me një grup të armatosur serbësh të Kosovës më 24 shtator 2023.

Në një njoftim të Bashkimit Evropian, Schuebel shprehu ngushëllimet për familjarët e rreshterit të ndjerë.

“Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, tha Schuebel.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë.

“BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi”, u shpreh ambasadori i BE-së transmeton Klankosova.tv.

Sulmi i armatosur në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Share This