Profesori spanjoll kritikon Hagën: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid

Profesori spanjoll kritikon Hagën: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid

Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquin Urias, e ka komentuar vendimin e Hagës ndaj ish-katërshes së UÇK-së, në veçanti ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një shkrim autori rreth vendimit, ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Hashim Thaçin më shumë se secilin organizator serb për përpjekje për gjenocid në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Urias thotë se ky vendim është vështirë që të mbështetet, meqë duket se buron nga llogaritjet politike.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin me një dënim më të ashpër se çdo organizator i përpjekjes për gjenocid serb. Është e vështirë të mbështetet ky vendim, i cili, sidoqoftë, duket se buron nga llogaritjet politike se si duhet të përparojë shoqëria kosovare. Duket se, përballë konflikteve më të mëdha të njerëzimit, ligji është i destinuar të jetë thjesht një mbulesë për politikën. Apo për etikën.”, ka shkruar Urias.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese thotë se janë të pakrahasueshme krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë, me krimet që Haga pretendon se janë kryer nga Thaçi dhe të tjerët.

“Krimet e luftës që i atribuohen Thaçit u kryen në kontekstin e përgjigjes guerile kundër spastrimit etnik”, shkruan profesori spanjoll.

Ai potencoi rëndësinë jetike të kontekstit të konfliktit në Kosovë.

Share This