
Moti sot me diell dhe vranësira të ndryshueshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

