ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 813 milionë euro të hyra tatimore gjatë tetë muajve të këtij viti, rreth 100 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ATK-së, kjo paraqet një rritje prej 14 për qind të të hyrave tatimore.

Nga ATK-ja kanë vlerësuar se kjo performancë tregon një trend të qëndrueshëm të rritjes së të hyrave dhe përmirësim të efikasitetit në mbledhjen e tatimeve.

“Vetëm brenda një viti, të hyrat janë rritur për afro 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore, raporton rtk.

Sipas institucionit, rritja e të hyrave lidhet edhe me zgjerimin e bazës tatimore, përmes përfshirjes së më shumë tatimpaguesve dhe aktiviteteve ekonomike në sistemin formal.

“Me këtë ritëm të rritjes, Administrata Tatimore e Kosovës është shumë pranë tejkalimit të pragut prej 1 miliard euro të hyra tatimore  një rezultat i rëndësishëm dhe një tjetër dëshmi e performancës së lartë të ATK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Share This