
Moti sot me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell gjatë ditëve të para të javës.
Sipas parashikimit, sot temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 32°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtime të ndryshme.
Moti i ngrohtë pritet të vazhdojë edhe të mërkurën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 33°C, ndërsa një ndryshim i motit parashihet të enjten, me vranësira, reshje shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh në disa zona.

