Mourinho: Duam ta fitojmë çdo ndeshje dhe çdo garë

Mourinho: Duam ta fitojmë çdo ndeshje dhe çdo garë

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, ka thënë se nuk ndien presion shtesë për ta fituar Champions League, ndërsa skuadra e tij përgatitet për përballjen me Inter.

Real Madrid e nis garën në shtëpi ndaj kampionit të Italisë, të martën në “Santiago Bernabeu”.

Për Mourinho, kjo është një periudhë e re në Madrid dhe ai nuk dëshiron që puna e tij aktuale të lidhet me periudhën e parë në klub.

“Jo, janë dy periudha të ndryshme. Ajo që duhet të bëj tani nuk ka të bëjë me të kaluarën”, ka thënë Mourinho.

Trajneri portugez ka theksuar se Real Madrid duhet të krijojë stabilitet në mënyrë që të synojë sukseset e mëdha.

“Duam ta fitojmë çdo ndeshje dhe çdo garë. Por duhet të punojmë për të arritur stabilitetin. Real Madridi duhet ta arrijë atë stabilitet që është shumë i rëndësishëm për të bërë diçka të madhe”, ka deklaruar ai.

Mourinho e ka pranuar se në Real Madrid ekziston gjithmonë kërkesa për fitore.

“Real Madrid është Real Madrid; këtu duhet të fitosh, pavarësisht gjithçkaje”, ka shtuar trajneri i njohur.

Përballja me Inter vjen vetëm pak ditë pas humbjes 1:0 ndaj Real Betis në kampionat.

Share This