Maqedonci: Rona Mala po bën krenare Kosovën

Maqedonci: Rona Mala po bën krenare Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Rona Mala, me prejardhje nga Drenasi, i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci ka thënë se Mala ka përfunduar me sukses 12 javë të trajnimit bazë ushtarak në bazën Fort Sill, në Oklahoma, ndërsa aktualisht po vijon trajnimin e avancuar në Fort Leonard Wood, Missouri.

Ai ka vlerësuar suksesin e saj si krenari për familjen, Drenasin, diasporën dhe Kosovën, duke theksuar se Rona është dalluar edhe gjatë shkollimit dhe në garat e vallëzimit në SHBA.

Maqedonci ka uruar Malën për sukseset e mëtejshme në trajnimin ushtarak dhe studimet universitare.

Share This