Kushner: Zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Izrael, po ndikojnë në sjelljen joracionale ndaj Gazës

Kushner: Zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Izrael, po ndikojnë në sjelljen joracionale ndaj Gazës

I dërguari i posaçëm amerikan Jared Kushner ka deklaruar se zgjedhjet e Knesetit të muajit të ardhshëm kanë bërë që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu të veprojë në mënyrë “joracionale” kur bëhet fjalë për Gazën.

Mendoj se jemi dakord me izraelitët për gjendjen përfundimtare të Gazës. Ata thjesht kanë zgjedhje dhe kjo i bën pak joracionalë në disa aspekte”, tha Kushner në një dalje para mediave gjatë vizitës së tij në Kiev, ku po merrte pjesë në negociatat mbi luftën.

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të avancojnë planin e Bordit të Paqes për çarmatimin e Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza, i cili duhet të shoqërohet me tërheqjen izraelite nga Shiriti.

Megjithatë, kundërshtimi i Izraelit ndaj planit ka çuar në ngecjen e tij. /rtsh/

Share This